Xhafer Gashi: Ligji për Obiliqin faktor kyç në mandatin e ardhshëm

E publikuar: 05/10/2017 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i tanishëm i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili po rikandidon edhe një herë për këtë pozitë, ka thënë se Ligji për Obiliqin, do ta trajtojë në mënyrë specifike këtë zonë.

“Qytetari i Obiliqit ka fat, sepse nga Ligji rrjedhin projekte dhe gjëra të tjera shumë të mira për qytetarët”.

“Koogjenerimin e nxehjes qendrore, çështjen e mbrojtjes së ambientit, në Obiliq duhet të bëhet një park, fushat sportive, do ta bëjmë strategjinë socio ekononime, ku për 4 vjet do të investohen 13 milionë euro”.

Gashi ka thënë se nga 5 milionë kjo komunë kanë bërë për 4 vjet 12 milionë investime.

“I kemi realizuar të gjithë projektet që i kemi premtuar”.

“Komuna jonë renditet në mesin e komunave më të suksesshme dhe të pa korruptuara”.

Kështu ka thënë Gashi në Magazinën Lokale në Klan Kosova.