Familja e zëvendës kryeministrit Hoxhaj është kujdesur për t’ia përgatitur një surprizë domethënëse për të.
Meqë Hoxhaj vitin që shkoi ishte shpallur ndër 50 politikanët më aktivë në Twitter, bashkëshortja Remzie Shahini – Hoxhaj së bashku me fëmijët i kishte përgatitur një tortë me logon e rrjetit social Twitter.
Fotografia është postuar edhe në profilin e Hoxhajt në Twitter. Ai e ka falënderuar familjen e tij për befasinë e organizuar ndërsa ka shprehur dashurinë për ta në postimin e publikuar.
Ky është postimi i plotë:


















