Rok grupi i njohur Minatori është rikthyer pas më se 10 viteve me një këngë të re.
Kënga, një këngë tipike rok, është me mbushur më plot kritika për politikanët dhe për degradimin disa vjeçare të Prishtinës.
Në këtë këngë përmenden, “xheparoshët”, “jebaqat” që sipas fontliderit janë bërë nga njerëz të ndryshëm që për synim kanë pasur degradimin e qytetit.
Personazh të tekstit që e këndon Naser Gjinovci janë edhe “zhgjyrçat”, “budallet me banderolë”, “balat”, “karakteret e korruptuar”, e plot të tjerë, shkruan GazetaExpress.
Por, mbi të gjitha Prishtina do të jetë një mbretëreshë dhe ka zemër të madhe për të gjithë.
Ky rikthim i Minatorit shënon edhe rikthimin e këngëve që për bazë kanë tekstet me kritika për politikën dhe ata që nuk punojnë sa duhet për qytetin dhe vendin e tyre.

















