Çaushi: AAK-në s’e pranon Gjakova, Kusari-Lila nuk tregoi vendosmëri

E publikuar: 02/10/2017 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi ka thënë se atje ka pasur ndasi në mes të atyre që jetojnë në zonat urbane dhe rurale, gjë të cilën nuk e sheh si aspak të mirë.

“Në Gjakovë është më e theksuar por këtë e sheh edhe nëpër qytetet tjera”, ka thënë ai derisa ka folur për realizimin e projekteve në mandatet e kaluara, njofton Klan Kosova.

Çaushi më tej ka thënë se Gjakovës i duhet qeverisja e Vetëvendosjes, duke theksuar se kandidatët tjerë, si Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk janë të duhurit për këtë.

“Ai që pretendon të drejtojë qytetin duhet të jep shembull shumë më herët, por jo në fushatë elektorale. Zonja Kusari Lila nuk po prezanton një program të ri. Ajo po thirret sonte në programin e vitit 2013. Projektet më të mëdha që janë prezantuar në vitin 2013 nuk janë realizuar”, ka thënë ai në Magazina Lokale.

“Te zoti Gjini dhe AAK, ,është lehtë të bësh program me dhjetëra faqe. Gjini e ka të qartë se qyteti nuk e pranon AAK-në të kthehet në Gjakovë”, ka shtuar ai.

“Kusari Lila është dashur të tregojë vendosmëri më herët”.

Sipas tij, Kusari-Lila si kryetare është dashur të tregojë vendosmëri dhe të marrë përgjegjësi.

“ Te raporti i GAP, nëse aty nuk merren parasysh zonat e lira ekonomie dhe aeroporti, ai bien se ky ka qenë premtim elektoral për të mos u realizuar. Nuk është e mundur të bëhet fushatë me premtime që s’u realizuan asnjëherë”, ka shtuar ai.