Publikohen foto të papara të Marilyn Monroe, të shkrepura nga shoku i saj i ngushtë

E publikuar: 02/10/2017 06:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoku i saj i ngushtë ka qenë Milton H. Greene, i cili shumicën e kohës i ka bërë fotografi në punë, shtrat dhe rrugë.

Revista People ka siguruar fotografi nga djali i Milton Greene, Joshua Greene, dhe ka publikuar disa fotografi të rralla që Milton ia ka realizuar.

Monroe dhe Greene së pari janë takuar në vitin 1953, kur ai i realizoi fotografi për revistën “Look”, e që më pas i qoi në një lidhje të ngushtë.

Ai i ka realizuar Monroes më shumë se 5,000 fotografi dhe dy filma artistik.