Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ju ofron mbështetje maksimale Sindikatës së Pensionistëve të Prishtinës.
Prishtinë, 29 shtator 2017 – Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, vizitoi sot Sindikatën e Pensionistëve të Prishtinës, ku komunikoi për së afërmi me ta dhe u njoftua me gjendjen dhe kërkesat e tyre.
Duke parë vendin e tyre të papërshtatshëm ai u ndje keq se si institucionet e Kosovës e kanë lënë këtë shtresë të shoqërisë tonë në këtë gjendje.
“Nuk e di me çfarë fëtyre vinë ata që kanë qenë para meje këtu dhe ju shohin në këtë gjendje. A e dinë ata që edhe ne kemi me u bë prind të dikujt. Kjo është neglizhim, shpërdorim detyre. Ju jeni ata të cilët i keni ndërtuar këto pallate” tha Pacolli.
Ai më tutje shtoi se shtresa e pensionistëve është ajo e cila na e dha shkollën, na e dha dijën, e ofruan infrastrukturën, fabrikat, ndërsa sot Kuvendi Komunal i ka lënë në këtë gjendje.
“Kjo çfarë unë po shoh sot jo vetëm që është shpërfillje por është edhe përbuzje me gjeneratën e pensionistëve. Në një bodrum të sillen njerëzit më meritor, unë nuk kam koment. Nuk do të duhej që të flitej për një transport falas, nuk do të duhej që të flitet për një ambient respektabil, një ambient ku do të kishin qasje të gjitha kategoritë shoqërore” u shpreh Pacolli.
Ai për këtë gjeneratë të pensionistëve premton se do të ofroj mbështetjen më meritore duke ju siguruar fillimisht një ambient të përshtatshëm.
“Ju premtoj se pavarësisht pozites ku do të gjendem unë nesër, që do ta keni objektin më të dinjitetshëm në Prishtinë. Ju premtoj që do të jem hija e kujtdo që do të jetë në krye të Prishtinës, deri sa të vendoset që ju të dilni në një vend tjetër, çfarë e meritoni” u shpreh ai.