Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, sot ka takuar pensionistët e Gjakovës me të cilët ka bashkëbiseduar rreth qeverisjes katër vjeçare si dhe planet për programin e ardhshëm qeverisës.
Kusari-Lila ka thënë se gjatë kohës sa ajo ka qeverisur me Gjakovën janë realizuar projekte madhore në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Gjakovës.
“Është shumë rëndësishme që projektet që kemi filluar tash e katër vite, të finalizohen në një mandat të ardhshëm për të vulosur suksesin në Gjakovë. E këtë do ta arrijmë me barazi dhe respekt për të gjithë ata që e meritojnë dhe punojnë me nder” është shprehur Kusari Lila, njofton Klan Kosova.
Mbi të gjitha, ajo ka thënë se ndjehet shumë e nderuar kur sheh fytyrat e buzëqeshura të njerëzve pasi qe kjo është formë e madhe e falënderimit dhe motiv shtytës për të vazhduar rrugëtimin në të ardhmen.


















