Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AKR, do ta ndërtoj një shkollë të re në lagjën e Herticëve.
Kandidati për Kryetarë të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli sot vizitoi lagjën e Herticëve në Kodrën e Trimave në Prishtinë, kokretisht vizitoi shkollat e mesme të cilat ai i cilësoi se ishin kështjellat e arsimit shqiptarë para luftës, thuhet në një njoftim dërguar mediave.
“Më brengosë fakti që kur ngjitesh kësaj lagjeje nuk vëren ndonjë pllakë e cila do t’i orientonte njerëzit ose turistët që të shihet se kjo është një monument turistik dhe kulturorë për ne dhe po ashtu në këtë shkollë nuk është një pllakë e cila do ta përshkruante ngjarjen ose kohën kur ka funksionuar kjo shkollë”,tha Pacolli, transmeton lajmi.net.
Ai foli edhe për gjendjen e keqe të arsimit në Kosovë dhe mungesën e shkollave. “Ne jemi dëshmitar të faktit se në çfarë gjendje sot gjendet arsimi në Kosovë, ku shkollat janë në mungesë, klasët e stërngarkuara, mësimi zhvillohet në dy turne dhe sigurisht që ne nuk do të tolerojmë një avaz të tillë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu shtoi se në platformën e tij parasheh t’i ndërtojë së paku edhe dhjetë shkolla në qytetin e Prishtinës dhe pikërisht synimi i z.Pacolli është që në lagjën në fjalë të ndërtojë një shkollë të mesme të re e cila do të quhej edhe në emër të kësaj familje të cilët në atë kohë me zemërgjerësi liruan të gjitha shtëpit e veta.
“Sigursisht se kjo do të realizohet, ndërtimi i një shkolle të mesme e cila do të quhej Shkolla e Mesme Familja Hertica dhe kjo do të jetë pikërisht në këtë vend dhe do të realizohet brenda mandatit tonë”, tha Pacolli.
Kandidatin për kryetarë e priti pronari i asaj shtëpie i cili me nostalgji i ndau disa nga momentet që kishin ndodhur në kohën kur zhvillohej mësimi në ato shkolla dhe për kohën kur shtëpia në fjalë u ishte djegur nga forcat serbe.

















