Hoxha i përgjigjet këngëtares që tha se ai ka kthyer femrën në skllave seksi (VIDEO)

E publikuar: 29/09/2017 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Barbana Dini përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka akuzuar hoxhën Elvis Naçi për rikthim të femrës në skllave seksi.
Kjo akuzë e saj erdhi kur hoxha në një ligjeratë të tij, tha që femra nuk duhet të ketë 150 kile por duhet të zbukurohet për bashkëshortin e saj, shkruan lajmi.net

“Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër perveçse një avokat i meshkujve që tradhtojnë! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po perpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë” ishte reagimi i Barbanës.

E pas këtyre akuzave, përmes një video të hedhur në Facebook, Elivisi sqaroi se ligjërata e tij u keqkuptua dhe shkëputi një pjesë ku tregon për rëndësinë e gruas në Islam.

Sipas teologut, gruaja në Islam është ‘Xheneti’ në tokë!