Ibuprofeni apo paracetamoli, cili është më i mirë gjatë ciklit

E publikuar: 29/09/2017 07:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pyetja: A është më i mirë Ibuprofeni apo paracetamoli gjatë dhimbjeve të ciklit menstrual?

Përgjigje: Të dy llojet janë ndalues të dhimbjeve për një kohë të caktuar, por ibuprofeni është ndoshta më i mirë për shkak të mënyrës si vepron.

Ai është një ilaç anti inflamator i testuar, pa steroide i cili pengon dhimbjen duke reduktuar prodhimin e kimikatit të quajtur prostaglandis, duke lehtësuar kështu inflamacionin dhe dhimbjen, transmeton GazetaExpress.

Disa studime të bëra tregojnë që gratë me nivele më të larta të prostagrandinit kanë dhimbje më të madhe gjatë ciklit.

Megjithatë, ibuprofeni duhet të merret bashkë me ushqimin sepse prostagandinsi mbron stomakun nga bakteret, kështu që mund të keni dhimbje barku.

Ibuprofeni duhet të merret me përshkrim nga mjeku pasi që njerëzit e sëmurë nga astma nuk duhet ta marrin atë pasi shkakton sulm astmatik. Paracetamoli është zgjidhje më e mirë për ta.

Varësisht nga niveli i dhimbjeve te  ciklit te gratë, ato duhet të marrin tableta 200 mg apo 400 mg të ibuprofenit tri herë në ditë. /GazetaExpress/