Shkëndija e Tetovës ndeshet të enjten me Milan në kuadër të Ligës së Evropës.
Në prag të ndeshjes më të rëndësishme ndonjëherë, ekipi shqiptar e ka prezantuar veten në një mënyrë interesante te rivalët e vet.
Në një video të çuditshme, kuqezinjtë tetovarë u tregojnë atyre milanezë, disa gjëra të veçanta për veten dhe vendin nga vijnë, e mbi të gjitha për vjetërsinë e qytetit të tyre.
Mes tjerash, zikuqve italianë u bëhet e ditur se Tetova ka objekte goxha më te vjetra fetare e kulturore, krahasuar me Milanon.
Videoja kreative e Shkendijës përmban edhe momente humoristike, që kanë të bëjne me një aktor lokal.
(VIDEO)