Estradës shqiptare i shtohet edhe një këngëtar i ri dhe ai është GENT-i.
Emrin GENT-i e ka zgjedhur si emër artistik si shumica e këngëtarëve tonë shumë të përfolur, por emri i tij i vërtetë është Gentrit Shala, i cili vjen nga Gjilani.
GENT-i që nga shkolla fillore ishte i dalluar me shkrimet, poezit dhe tekstet e tij.
Nga një tekst shkrues tashmë Gentin do ta shohim në hip hop artist.
Këngëtari Gentrit Shala sot ka publikuar videoklipin e parë të këngës së tij hip hop, “GENT – baby”.
Nga Genti priten edhe disa projekte të tjera gjatë kësaj sezone.
Këngëtari është shprehur i kënaqur me këngën dhe klipin, dhe pret që të pëlqehet nga publiku.
Më poshtë gjeni klipin e tij:




















