KQZ konfirmon hapjen me kohë dhe pa probleme të qendrave të votimit në të gjitha komunat

E publikuar: 11/06/2017 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka përmes një konference për media ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimeve në Komunat e Kosovës janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur parregullësi.

Sipas të dhënave të komisioneve komunale dhe qendrave të KQZ-së në komunat të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë.

Daka edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë të drejtë vote ta shfrytzojnë atë.