Rexhep Kadriu: Gjilanit i ka ardhur koha, kemi njerëzit më të përzgjedhur për këtë

E publikuar: 08/06/2017 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cernica ishte nikoriqe e sotme e kryetarit te AAK-se në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.
Cernicasit i dhanë mbështetjen e tyre jo vetëm Rexhep Kadriut, por edhe Ahmet Isufit dhe Magbule Shkodrës, si kandidatë që përfaqësojnë Gjilanin.

Ata thanë se më në fund i ka ardhur koha Gjilanit dhe i kemi njerëzit më të përzgjedhur për ta dëshmuar këtë.

Kadriu, Isufi dhe Shkodra u vlerësuan lartë për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë shumë viteve dhe seriozitetin për punën në të ardhmen. Ndërsa, këta tre të fundit u zotuan se do të jenë zëri i Gjilanit kudo që është e nevojshme të mbrohet interesi dhe e drejta e qytetarit.

Ata vlerësuan se ka ardhur koha që në udhëheqje të vendit të jetë një njeri, i cili do të krijojë zhvillim ekonomik, gjenerim të vendeve të reja të punës, investim të barabartë në të gjitha komunat në mënyrë që partneriteti me vendet e botës të jetë i ndërtuar mbi bazën e respektit, seriozitetit dhe interesave reciproke.