Kandidatët për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, nga Aleanca, Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu dhe Magbule Shkodra, i bënë vizitë Tregut të Gjelbërt në Gjilan.
Gjatë kësaj vizite në Gjilan, kandidatët takuan qindra qytetarë me të cilët biseduan dhe u informuan me hallet dhe kërkesat e tyre për qeverinë e ardhshme të drejtuar nga Ramush Haradinaj kryeministër.
Gjatë vizitës në Tregun e Gjelbër në Gjilan, sot takuam punëtorë të zellshëm, klientë dhe qytetarë.
Nga afër u njohëm me problemet me të cilat ata ballafaqohen, duke u zotuar për përkushtim dhe përkrahje në rritjen e standardeve në mënyrë që Gjilanasit të kenë mundësinë të punojnë në kushte sa më të mira të punës.
Gjilanit po i kthehet shpresa!




















