Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk ka për qëllim të jetë pjesë e programit qeveritar

E publikuar: 24/05/2017 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata e tri partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet plotësisht në programin e qeverisë së re për disa arsye, të cilat janë shumë reale dhe të sinqerta, tha ndër të tjera mbrëmë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në program do të hyjnë vetëm aspektet më të rëndësishme për reformat e mëdha prioritare. Për Maqedoninë tani gjëja e rëndësishme është që të përparojë në në BE dhe në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbetet e qëndrueshme dhe të ndikojë pozitivisht në rajon, u shpreh kryetari i BDI-së.

Ai shtoi se të gjitha aspektet nga deklarata do të jenë të hapura për debat dhe nuk do të mbahen të fshehta për shkak se ata nuk përbëjnë kërcënim për Maqedoninë, përcjellë Telegrafi Maqedoni.