Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me Johanes Han ka thënë se komisari për zgjerim kërkon të formohet sa më shpejtë qeveri.
Ai ka thënë se ka qëndrim pozitiv për platformën shqiptare, por vendimin përfundimtar do ta thonë kur ta marrin mandatin.
Ai ka thënë se Ahmeti deri tani nuk i kërkuar personalisht ndonjë material të shkruar, apo dokument për pranimin e platformës dhe nëse ka vendosur të kërkojë atë të njëjtën e merr.
Në pyetjen nëse e dinte se çfarë tha Menduh Thaçi se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski janë marrë vesh për qeverinë por se e prolongojnë punën, Zaev tha se me sa duket Thaçi një muaj të tërrë nuk ka qenë në vend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur këtu, transmeton Aktuale.mk.


















