Vendit i duhet zgjidhje, por jo çfarëdo qoftë, por e cila do të prodhojë stabilitet, do ta përforcojë paqen, marrëdhënie ndëretnike dhe zgjidhje e cila ofron garanci për reforma adekuate në vend, dhe se do të funksionojë qeverisja e të drejtës.
Këto, siç deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të sotëm me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han, kanë qenë parimet në bazë të së cilave të dytë kanë këmbyer, thotë, qëndrime identike.
Ai theksoi se në takimin të cilin e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe përmbajtësor, e ka informuar Hanin për të gjithë pesë opsionet të cilët i shqyrton partia në kontekst të daljes nga kriza.
Në pyetjen e gazetarëve ai theksoi se partia ka biseduar për marrëveshje koalicioni për qeveri edhe me VMRO-DPMNE-në, ndërsa po bisedojnë edhe me LSDM-në.
Për arritje të çfarëdo lloj marrëveshjeje me LSDM-në tha se pret ofertë me shkrim, me ç’rast do të konvokojë seancë të kryesisë, e cila thotë se do të jetë më e gjatë për shkak të rëndësisë së vendimit që duhet të merret për vendin.
“Dëshirojmë materiale me shkrim. Pa këtë nuk ka nënshkrime nga BDI-ja. Fillimisht duhet të shohim se çka shkruan në atë letër, e pastaj do të vendoset nga ana e organeve të BDI-së”, ka thënë Ahmeti, transmeton Aktuale.mk.


















