Federica Pellegrini mbyll në mënyrën më të mirë vitin 2016. Pas tre medaljeve në botërorin e vaskës së shkurtër, notarja italiane po dominon edhe në Kampionatin Kombëtar. 12 muajt e fundit ajo ka arritur të rikthehet më e fortë se kurrë pasi edhe në Olimpiadën Rio 2016 arriti të kalonte çdo pritshmëri. Tashmë, notarja italiane mendon të zhvendoset në botën e modës për ta braktisur sportin që e bëri të famshme. Talenti nuk i mungon pasi Pellegrini është promovuar gjatë viteve të fundit në disa nga revistat më prestigjoze, kjo edhe falë linjave të saj perfekte.
Irina Shayk mahnitëse në plazhin e Tahitit. Ish e fejuara e Cristiano Ronaldos shfaqet sërish në faqen e parë të “Sports Ilustrated” me një shërbim fotografik që të le pa frymë. Bukuroshja ruse ka realizuar një seri fotosh provokuese në Tahiti disa muaj më parë dhe revista prestigjoze vendos ta prezantojë me pjesën e dytë të xhirimeve të realizuara në ishullin e polinezisë franceze.
Dasha Derenviankina është një prej kandidateve më serioze në garën për imazhin zyrtar të Botërorit 2018. Modelja e lindur në Siberi e pranon se dëshira e saj është që të përfaqësojë vendin e saj në këtë eveniment dhe gjasat janë që ajo të luftojë deri në fund me rivalet e saj në këtë garë. Vendimi përfundimtar për të zgjedhur femrën imazh të Kupës së Botës do të merret pas disa muajsh nga Komiteti Organizator.



















