Lajmet

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

19.11.2026 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të, siç tha, papërgjegjësisë institucionale dhe mos përmbushjes së obligimeve,

Në seancën e Kuvendit, ajo tha se anulimi i takimit të paraparë të mbahej sot në Athinë, ku do të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër shqetësim për këtë projekt.

Lushaku-Sadriu theksoi se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të ishte mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të Kosovës.

“Për një ngjarje që do ta sjellte Kosovën në qendër  të një rekreacioni sportiv e kulturor. Për projektin e Prishtinës 2030, lojërave mesdhetare që do ta kthenin Kosovën në një qendër sportive. Është koha për të folur, sepse për papërgjegjësitë institucionale të Kosovës, Kosova është duke rrezikuar që të mos organizojë këto lojëra. Imagjinojeni një projekt i fituar me të drejtë për ta kthyer Kosovën në një qendër ku mijëra sportistë, mijëra të rinj e të reja do ta kthenin Kosovën në një qendër turistike me shumë investime në salla sportive, në stadione të reja, në qendra sportive të cilat i mungojnë aq shumë Kosovës, po rrezikojnë sot. Pikërisht sot është dashur që të mbahet një takim në Athinë, ku do të definoheshin edhe përgjegjësitë përtej, dhe ai është anuluar. Prandaj, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur shqetësime për institucionet tona që nuk kanë përmbushur obligimet. Dhe këto obligime të papërmbushura kanë ndodhur për arsye të ndryshme, por është tërësisht e paarsyeshme për të ikur nga përgjegjësia dhe për ta lënë një mundësi të tillë të artë për Kosovën të papërmbushur”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Përparim Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia