Lajmet

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

19.11.2026 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore, siç është konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milionë eurove janë: keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë”, shkroi Murati në Facebook.

Sipsa tij, Ministria e Financave kishte nënshkruar marrëveshje financiare me BERZH-in për kredi në vlerë 5 milionë euro, dhe këto mjete i ishin vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve, dhe institucioneve tjera publike.

“Në vend se të kryenin investimet e parapara, zyrtarët përgjegjës nga Komuna e Prishtinës kanë keqpërdorur rreth 44% të mjeteve të vëna në dispozicion duke kryer pagesa për fatura që nuk kishin fare të bënin me projektin sipas marrëveshjes.  Shuma prej 2.2 milionë eurove është ekzekutuar nëpërmjet 21 transaksioneve në kohë të ndryshme, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik apo gabim procedural, por me skemë keqpërdorimi të paramenduar”, shtoi,

Madje sipas Muratit, disa prej projekteve në emër të të cilave janë bërë pagesa, as që kanë ekzistuar në buxhet.

“Keqpërdorimi i 2.2 milionë eurove dhe fakti që kjo është bërë me paramendim në 21 transaksione të ndryshme, len të kuptohet që personat e përfshirë kanë qenë të bindur se janë të paprekshëm nga ligji. Ftoj prokurorinë që të veprojë shpejt e pa hezitim, sepse për çdo ditë që kalon, rritet rreziku që personat e dyshuar të vazhdojnë keqpërdorimet”, potencoi ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Përparim Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia