Lajmet

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

17.11.2026 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka rikthyer lobimin në SHBA pas dy vitesh, duke angazhuar zyrtarisht kompaninë “Ballard Partners”, e themeluar nga Brian Ballard, emër ky që njihet për afërsinë e tij me Partinë Republikane dhe presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas kontratës së dorëzuar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, marrëveshja është lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe kompanisë Ballard Partners Inc. Kontrata hyn në fuqi më 15 nëntor 2026 dhe parashikon një periudhë fillestare njëvjeçare, me mundësi vazhdimi me marrëveshje të palëve.

Kompania lobuese “Ballard and Partners” është themeluar në vitin 1998 në Tallahassee të Floridës dhe, sipas prezantimit zyrtar, ofron shërbime të lobimit, avokimit legjislativ, këshillimit strategjik dhe menaxhimit të marrëdhënieve me vendimmarrësit politikë. Ajo ka zyra në disa qytete amerikane dhe në vende të tjera, ndërsa ekipin e saj e përbëjnë edhe ish-anëtarë të Kongresit amerikan, ish-diplomatë dhe ish-zyrtarë të administratës amerikane.

Ballard Partners konsiderohet një prej kompanive me lidhje të rëndësishme në qarqet republikane në SHBA. Themeluesi i saj, Brian Ballard, është një mbështetës i njohur i Donald Trumpit dhe ka qenë ndër mbledhësit e fondeve për fushatat e tij politike.

Sipas një raportimi të ABC News të dhjetorit 2024, dy figura që kanë punuar në këtë kompani janë Susie Wiles, shefja e atëhershme e stafit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dhe Pam Bondi, e cila ka qenë partnere në kompani që nga viti 2019 dhe më vonë u emërua prokurore e përgjithshme e SHBA-së.

Gjithashtu në një raportim tjetër të televizionit amerikan CBS flitet për afërsinë e Ballard me Trumpin.

Sipas kontratës së publikuar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Kosova do t’i paguajë kompanisë 50 mijë dollarë në muaj, përkatësisht 150 mijë dollarë në tremujor.

Kjo nënkupton një vlerë prej 600 mijë dollarësh për një vit, pa përfshirë shpenzimet shtesë të arsyeshme të udhëtimit dhe kostot e tjera të miratuara paraprakisht nga pala kosovare. Kontrata është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe presidenti i kompanisë, Brian D. Ballard.

Në dokumentet e dorëzuara në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Ballard Partners ka deklaruar se aktivitetet e saj për Kosovën do të përfshijnë lobimin dhe avokimin, këshillimin strategjik për çështje gjeopolitike, si dhe komunikimin lidhur me mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

Dokumentet përmendin gjithashtu përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve informuese dhe aktivitetet për menaxhimin e perceptimit publik në interes të Kosovës.

Nuk është hera e parë që Kosova angazhon këtë kompani.Ballard Partners kishte punuar për Kosovën edhe gjatë vitit 2017, kur president ishte Hashim Thaçi.

Angazhimi i atëhershëm kishte për qëllim avancimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e integrimit euroatlantik të Kosovë.

Faqja e parë e kontratës:

KONTRATË PËR SHËRBIME

Kjo kontratë lidhet ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: “Klienti”), me adresë në rrugën Luan Haradinaj, Ndërtesa e MPJD-së, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, dhe Ballard Partners, Inc. (në tekstin e mëtejmë: “Firma”), me adresë në 601 13th Street NË, Suite 2505, Ëashington, D.C. 20005.

Parathënie

Duke qenë se Klienti dëshiron të angazhojë shërbimet e Firmës, në mënyrë që Firma t’i ofrojë Klientit shërbime të konsulencës strategjike dhe të avokimit (lobimit) në lidhje me marrëdhëniet e tij me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës;

Duke qenë se Firma dëshiron të ofrojë përfaqësimin e tillë, sipas nevojave që Klienti mund t’i paraqesë herë pas here;

Duke qenë se palët janë pajtuar për kushtet në bazë të të cilave Firma do ta përfaqësojë Klientin dhe dëshirojnë që marrëveshjen e tyre ta formalizojnë me shkrim;

Prandaj, duke marrë parasysh zotimet e ndërsjella të përfshira në këtë kontratë dhe me qëllim që të jenë të detyruara ligjërisht, palët pajtohen si vijon:

1. Kohëzgjatja e marrëveshjes

Kjo Marrëveshje hyn në fuqi më 15 nëntor 2026 (“Data e Hyrjes në Fuqi”) dhe mbetet në fuqi për një periudhë prej një (1) viti nga Data e Hyrjes në Fuqi (“Afati Fillestar”), me mundësi vazhdimi pas përfundimit të Afatit Fillestar, përmes një marrëveshjeje të ndërsjellë me shkrim ndërmjet palëve.

Pas vazhdimit të Afatit Fillestar, kjo marrëveshje mund të ndërpritet nga secila palë, duke dhënë njoftim me shkrim tridhjetë (30) ditë përpara.

2. Detyrat e Firmës

Firma ka për detyrë të konsultohet me Klientin dhe të avokojë në emër të tij për çështjet që Klienti i konsideron të nevojshme dhe të përshtatshme për t’u trajtuar pranë Qeverisë Federale të Shteteve të Bashkuara.

Firma gjithashtu ofron shërbime të komunikimit strategjik përmes grupit të saj Ballard Media Group, por këto shërbime nuk përfshihen në këtë Marrëveshje.

3. Detyrat e Klientit

Klienti ka për detyrë t’i sigurojë Firmës informacionet e nevojshme për ta përfaqësuar sa më mirë Klientin.

Gjithashtu, Klienti ka për detyrë ta kompensojë Firmën me kohë për shërbimet e saj.

4. Kompensimi

Firma do të pranojë nga Klienti një tarifë prej 50,000 dollarësh në muaj, e cila do të paguhet në këste tremujore për shërbimet e Firmës sipas kësaj Marrëveshjeje, si dhe shpenzimet e arsyeshme nga xhepi, përfshirë, por pa u kufizuar në, tarifat e nevojshme të regjistrimit dhe shpenzimet e udhëtimit, si akomodimi në hotel, biletat e avionit, shërbimet e transportit me automjete dhe ushqimi. Nga këto përjashtohen shpenzimet që zakonisht lidhen me funksionimin e një zyre, si shpenzimet e përgjithshme operative, stafi dhe pajisjet.

Klienti do t’i rimbursojë Firmës shpenzimet e arsyeshme dhe të nevojshme nga xhepi, me kusht që të gjitha këto shpenzime të jenë miratuar paraprakisht dhe me shkrim nga Klienti, si dhe të jenë të mbështetura me fatura origjinale të vlefshme ose dokumentacion tjetër përkatës.

Tarifa do të paguhet në këste tremujore prej 150,000 dollarësh për tremujor, ku kësti i parë tremujor duhet të paguhet me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Këstet e mëtejshme do të paguhen brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi i faturës nga Firma, deri në përfundimin e marrëveshjes.

Firma do t’i faturojë shpenzimet e saj në baza tremujore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama i inkurajon japonezët për investim në hekurudhën Durrës-Prishtinë: Kam folur me kryeministrin e Kosovës

Edi Rama i inkurajon japonezët për investim në hekurudhën Durrës-Prishtinë: Kam folur me kryeministrin e Kosovës

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

GAP: 87% e shpenzimeve buxhetore të Kosovës kontribuuan në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë viteve 2021–2025

GAP: 87% e shpenzimeve buxhetore të Kosovës kontribuuan në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë viteve 2021–2025

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Izraeli ka emëruar ambasador jo rezident për Kosovën – diplomati i i tyre në Tiranë do t’i mbulojë tre shtete

Izraeli ka emëruar ambasador jo rezident për Kosovën – diplomati i i tyre në Tiranë do t’i mbulojë tre shtete

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën