Lajmet

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

17.11.2026 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim për ish-presidentin Hashim Thaçi pas aktgjykimit të sotëm për pengim të drejtësisë. Cakolli ka bërë të ditur se Thaçit i janë shqiptuar edhe 17 muaj burgim për këtë vepër, ndërsa gjykatësi ka vendosur që ky dënim të vuhet veçmas nga dënimi prej 25 vjetësh në rastin kryesor, shkruan Ekonomia Online.

Sipas tij, nëse të dy aktgjykimet mbeten në fuqi, dënimi i përgjithshëm për Thaçin do të arrijë në 26 vjet e 5 muaj burgim.

Megjithatë, Cakolli e ka cilësuar si problematike çështjen e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim.

Ai ka theksuar se që nga 5 dhjetori 2024, Thaçi është subjekt i një urdhërarresti të veçantë për rastin e pengimit të drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si do të trajtohet kjo periudhë në raport me dënimin e shqiptuar.

“Kanë kaluar mbi 23 muaj nën urdhërarrestin e dytë, ndonëse dënimi i shqiptuar sot është vetëm 17 muaj”, ka theksuar Cakolli.

Ai ka rikujtuar se për dy të dënuarit e tjerë në këtë rast ishte përcaktuar shprehimisht që koha e kaluar në paraburgim t’u llogaritej në dënim, të cilin ata tashmë e kanë përfunduar.

“Për Thaçin, ndërkaq, u vendos që dënimi të jetë shtesë, pa sqaruar qartë se si do të llogaritet periudha e kaluar në paraburgim nën urdhërarrestin e dytë”, ka theksuar ai.

Sipas Cakollit, rregullat e Gjykatës parashohin zbritjen e kohës së kaluar në paraburgim nga dënimi. Megjithatë, sipas vlerësimit të tij, gjykatësi duket se ka ndjekur parimin që e njëjta periudhë të llogaritet vetëm një herë, duke ia njohur atë dënimit në rastin kryesor.

Në këtë drejtim, ai ka ngritur dilemë lidhur me vlefshmërinë dhe efektin e pavarur të urdhërarrestit të dytë.

“Por, nëse urdhërarresti i dytë ka pasur fuqi të pavarur për ta mbajtur Thaçin në paraburgim, qysh ka logjikë që koha e kaluar nën të të mos i njihet në dënimin për të njëjtin rast?”, ka pyetur Cakolli.

Çështja e llogaritjes së paraburgimit mbetet kështu një nga pikat që kërkon sqarim në lidhje me mënyrën e ekzekutimit të dënimit ndaj Thaçit./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

GAP: 87% e shpenzimeve buxhetore të Kosovës kontribuuan në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë viteve 2021–2025

GAP: 87% e shpenzimeve buxhetore të Kosovës kontribuuan në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë viteve 2021–2025

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Izraeli ka emëruar ambasador jo rezident për Kosovën – diplomati i i tyre në Tiranë do t’i mbulojë tre shtete

Izraeli ka emëruar ambasador jo rezident për Kosovën – diplomati i i tyre në Tiranë do t’i mbulojë tre shtete

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja