Ekonomi

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

16.11.2026 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka paralajmëruar tri vendime që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, vendosjen e obligimit publik për KEK-un për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor dhe masa emergjente që përfshijnë Ibër-Lepencin.

Kurti ka thënë se ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe do të jetë masa e parë ndaj Serbisë, për shkak të bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim, duke paralajmëruar se kjo masë mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria do t’i vendosë KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, ndërsa në kuadër të masave emergjente në energji do të obligohet edhe Ibër-Lepenci që ta shesë energjinë për furnizimin e shërbimit publik.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për vizitat e tij në Francë dhe Irlandë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe liderë ndërkombëtarë.

Në Paris, ai ka thënë se është pritur dy herë në Pallatin Élysée, fillimisht në një mbrëmje të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe zonja e parë Brigitte Macron, e më pas në një takim bilateral.

Kurti ka thënë se në të gjitha këto takime është theksuar përkushtimi i Kosovës ndaj të ardhmes euroatlantike.

Në lidhje me integrimin evropian, kryeministri ka kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar më 15 dhjetor 2022, gjatë presidencës çeke të BE-së.

“Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave pranë arsimit, të mos vonohet edhe më tutje, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin tonë të dorëzuar me 15 dhjetor të vitit 2022 në prag të Republikës Çeke, e cila atë botë mbante presidencën e Bashkimit Evropian.

Për ne, procesi nuk është më pak i rëndësishëm se sa arritjet në cak. Meqenëse me përmbushjen e reformave, përveç që lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojmë qytetarët dhe forcohemi si shtet.”

Ai ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik i Kosovës, duke e cilësuar atë të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Ndërsa për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ka thënë se kjo do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Duke iu kthyer sektorit të energjisë, Kurti ka dhënë detaje për tri vendimet që Qeveria ka paraparë t’i marrë në këtë mbledhje, duke e lidhur ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe me bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim.

“Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe, si masë e parë ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen, nëse nuk ka reflektim. Gjithashtu, për t’u përballur me vështirësitë e sektorit të energjisë që vijnë nga bllokimi i këtyre linjave të interkonneksionit 400 kilovolt dhe faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, sot po i vendosim KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, si dhe po vendosim masa emergjente në energji, që përfshijnë obligimin e Ibër-Lepencit për ta shitur energjinë për furnizimin e shërbimit public”, ka thënë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite