Vjollca Haxhiu është ndër këngëtare me të njohur, ndërsa karriera e saj ka filluar në moshën 18 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”, kurse “Udha e Kthimit” ishte kënga e parë në vitin1992.
Ajo gjithashtu ishte pjesë e festivaleve të tjera si: ‘’Festivali në Radio Televizionin Shqiptar’’, ndërsa albumet e saj ende vazhdojnë të mbajnë muzikë të rrymave të ndryshme.
Në vitin 1993 këngëtarja paraqitet për herën e parë me këngën ‘Sa Pranvera’ dhe Publikon Albumin e saj të parë ‘Sa pranvera’ gjithsej me 13 Këngë , ndërsa në vitin 1994 ajo u paraqit në Festivalin ‘Akordet e Kosovës’ .
Në vitin 1996 këngëtarja ka pauzuar deri në vitin 1998, teksa me 22 Shtator 1998 këngëtarja kishte filluar përgatitjet e videoklipit ‘Udha e Kthimit’ e cila u realizua në Shkup.
Në vitin 1999 ajo u shpengua në Zvicër dhe deri pas luftës qëndroi aty, ndërsa në Shtator të vitit 2001 Vjollca lansoi këngën ‘Djale Malesie’ e cila u prit shumë mirë nga publiku.
Në Pranverë të vitit 2002 filloi regjistrimin e këngës ‘Me Fal që nuk të dua me’, ku edhe kishte publikuar albumin e parë për muzikë popullore.
Duke mos u ndalur me kaq këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu në vitin 2003 publikon këngën ‘E ke Tepruar’ një këngë që bëri buje edhe në Maqedoni edhe ne Shqipëri.
Pas këtij suksesi ajo vendosi të publikoje këngën ‘Dil nga zemra ime’ e që ishte në vitin 2004, ku një vit më vonë publikoi albumin e saj te dyte ‘Dil nga zemra ime’, album ky që mbajti 9 këngë.
Pas këtyre sukseseve ajo vendosi të mbajë një turne me të gjithë këngëtarët e muzikës popullore, siç janë: “Muharrem Ahmeti, Meda, Labinot Tahiri, Sabri Fejzullahu”, dhe shumë këngëtar të tjerë.
Këngëtarja, Vjollca Haxhiu në asnjë moment nuk u lodh nga muzika madje pas këtij turneu ajo publikojë këngët: ‘Sikur Hajn’,’As per ty As per mu’,Inati, plas’, “Sa te besova”, “Ti nuk pranon”, “Vetëm një herë”.
Teksa në vitin 2009 përveç tri këngëve të publikuara ajo vendosi t’ia bashkëngjitë edhe albumin e saj ‘Plas Plas’ ku bëjnë pjesë edhe këngët “Jo jo jo”, “Keq po flasin”, “Mos me kërko”, “Jam e lumtur”, këngë këto që vazhdojnë të jenë ende të dëgjuara.
E pikërisht në këtë kohë ajo zgjodhi të vijë më bashkëpunime, e që ishte me këngëtarët me të njohur, Meden dhe Sabri Fejzullahu, hite këto të titulluara ‘Ku je me kënd je, Mbretëresh e mbreteri, Ilaci im, Mos me gjuaj etj.
Madje sukseset e saj vazhduan me vite të tera deri tani ku ka shumë këngë, shumë hite e që vështir që do të harrohen ndonjëherë.
Prandaj IndekPaper ka realizuar një intervistë më yllin muzikës, Vjollca Haxhiu ku ajo është shprehur tepër e lumtur me karrierën e saj që ka ndërtuar me vite të tera dhe bashkëpunimet që ka pasur.
IndeksPaper: Sa jeni e kënaqur me projektet që keni sjellë?
“Jam shume e kënaqur me punën që kemi realizuar, por gjithsesi pritet vlerësimi i publikut”.
IndeksPaper: A pritet ndonjë bashkëpunim i radhës? ”Bashkëpunimi sapo është lansuar, sigurisht do të kem prapë në të ardhmen, sepse bashkëpunimet mendoj që janë shume interesante”.
IndeksPaper :Si i keni raportet me kolegë?
“Raportet me koleg i kam shume te mira”.
IndeksPaper: Nëse jo këngëtare cili do ishte profesioni juaj?
“Do të kisha zgjedh dizajnin sepse me pëlqen dhe mendoj do të kisha pas sukses”.
IndeksPaper: Bashkëpunoni shumë me Emracom ,a do ta zëvendësoni me ndonjë produksion tjetër?
“Ka vite që është produksioni me i mirë në treg dhe ka ec mirë bashkëpunimi, nuk kam nevojë për zëvendësim”.
IndeksPaper: Përveç Kosovës në cilin vend tjetër do donit të jetoni?
“Kurrë ne as nji vend te botes për veç Kosovës”.
IndeksPaper: Planet për te ardhmen ?
“Ta kemi shëndetin ne radhë të parë, planet si janë të shkruara”, u shpreh këngëtarja e shumë hiteve dhe vazhdon të mbetet një këngëtare me shumë vlera dhe me shumë ndikim tek publiku./IndeksOnline/


















