Lajmet

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

23.10.2026 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Anëtari i Komisionit pwr Mbikwqyrjen e Financave Publike nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, i ka reaguar auditorës së përgjithshme, Vlora Spanca, gjatë diskutimit për Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Rrahmani ka vlerësuar nivelin e raporteve të auditimit dhe punën dokumentuese të institucionit, por ka shprehur mospajtim me interpretimin e auditorës së përgjithshme, duke thënë se deklarimi i saj i ngjante më shumë një qëndrimi në mbrojtje të Qeverisë sesa një paraqitjeje reale të gjetjeve të raportit.

“Raportet e auditimit janë goxha në nivel, nëse i shohim e i analizojmë, por nuk pajtohem me interpretimin e auditorës. Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti që e keni”, deklaroi Rrahmani.

Ai theksoi se po i referohej punës dhe dokumentimit të raportit, për të cilat tha se e meritonin përgëzimin, ndërsa kritikoi mënyrën e prezantimit të gjetjeve.

“Unë po i flas për punën, dokumentimin, ju përgëzoj, kurse ky deklarimi këtu ka qenë më shumë me qenë ndonjë zëdhënëse e Qeverisë, sepse janë të gjetjet të cilat i keni ju, jo nga ne, janë jashtëzakonisht shqetësuese, por do të flasim një nga një”, u shpreh ai.

Rrahmani bëri të ditur se do ta shfrytëzonte kohën e tij për të diskutuar më hollësisht rreth gjetjeve të raportit, duke përmendur edhe përvojën e tij në punën e komisionit dhe mënyrën e parashtrimit të pyetjeve.

“Unë besoj që do ta shfrytëzoj kohën, jam në qetësi, por kam praktikë edhe ka qenë praktik i këtij komisionit me bë pyetje, nuk përgjigj, sepse mund të mendonim pyetje të tjera dhe ka të bëjë me çështje më të detajuara”, deklaroi Rrahmani.

Në përgjigjen e saj, auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, kërkoi kohë për t’i shqyrtuar çështjet e ngritura dhe për t’u kthyer me përgjigje.

 Ajo reagoi edhe ndaj vlerësimit të Rrahmanit se deklarimi i saj ishte i ngjashëm me atë të një zëdhënëseje të Qeverisë.

“Nëse më lejon pak kohë, e shoh edhe kthehemi me përgjigje. Po paraprakisht, nëse mundem me komentu edhe fjalën e juaj, kur e thatë që më shumë duket si zëdhënëse e Qeverisë. Tash fjala ime është marrë komplet nga raporti vjetor i auditimit dhe mendoj që ka qenë shumë i balancuar”, tha Spanca.

Ajo u shpreh e gatshme të arsyetonte secilën çështje konkrete për të cilën Rrahmani mund të kishte vërejtje.

“Tash, në rast se ka diçka konkrete, unë jam e gatshme me arsyetuar secilën, sepse keni ndoshta edhe një mospërputhje mes asaj çka e tha kryesuesi për cilësinë e raportit financiar, që unë po besoj kryesuesi kur e lexoi, ishte për nivelin lokal”, deklaroi Spanca.

Auditorja e përgjithshme theksoi se opinioni i auditimit ishte i kualifikuar dhe, sipas saj, i bazuar, duke thënë se e kishte komunikuar atë në kohën e duhur.

“Opinioni i auditimit qëndron, është i kualifikuar, është i bazuar, edhe e kam komunikuar me kohë drejt”, tha ajo.

Spanca vazhdoi sqarimin duke iu referuar raportimit financiar ndër vite, për të cilin tha se duhej të merrej parasysh gjatë vlerësimit të deklarimit të saj.

“Megjithatë, nëse e shohim raportimin financiar ndër vite, është dashur ndëgju me kujdes, e thashë ndër vite, edhe kjo ndër vite mundem me argumentuar shumë lehtë, pse e thashë ndër vite, për shkak se nëse i shohim pasqyrat kryesore financiare të raportit vjetor financiar të të trijave, nuk e kanë asnjë gabim financiar”, u shpreh Spanca.

Ajo shtoi se në periudhat e mëhershme gjendja kishte qenë ndryshe, pasi, sipas saj, edhe tri pasqyrat financiare kishin pasur gabime në keqdeklarime materiale.

“Nëse kthehemi më herët, edhe këto tri pasqyra financiare kanë pasur gabime në keqdeklarime materiale. Dhe kjo, ky ishte, do të thotë, arsyetimi im”, tha auditorja e përgjithshme.

Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt kritikës së Rrahmanit, Spanca tha se, po të kishte dashur ta mbronte Qeverinë, do të kishte mundur të përmendte edhe çështjet e shpalosjeve që kishin ndikuar në opinionin e auditimit, për të cilat pretendoi se lidheshin më shumë me problemet në nivelin lokal.

“Sikur kisha dashur me e mbrojtur Qeverinë, çështjet e shpalosjeve të cilat e kanë ndikuar opinionin, janë çështje të cilat i takojnë problemeve në nivel lokal më shumë, e nivel qendror e që unë këtë nuk e përmenda fare”, deklaroi Spanca.

Ajo tha se gjatë pesë viteve ishte përpjekur të ishte e kujdesshme në trajtimin e çështjeve dhe në paraqitjen e asaj që ishte shkruar në raport.

“Çfarë do të thotë që keni, që vlerësoni që i kam dhënë kohë një tjetër, sepse për këto pesë vite jo mundu me qenë, me u përpjekur vetë, për me u përpjekur edhe me ju rëndë gjithçka çka bëhet edhe çka është e shkruar”, u shpreh ajo.

Spanca ritheksoi se deklarimi i saj ishte mbështetur në raportin vjetor të auditimit dhe se nuk kishte shtuar përmbajtje të tjera gjatë prezantimit.

“Mirëpo e qartësojmë, nëse e keni pasur, akoma më, edhe nëse mendoni që unë vij edhe tash, deklarimi ishte, do të thotë komplet i madh nga raporti vjetor i auditimit pa asnjë fjalë u shtuar”, shtoi Spanca./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

Kërkohet rritja e çmimit të Autostradës së Kombit nga 5 në 8 euro

Kërkohet rritja e çmimit të Autostradës së Kombit nga 5 në 8 euro

Haziri i jep ultimatum partive për Ligjin për Specialen: Një muaj i keni afat që të përfundoj si proces në Kuvend

Haziri i jep ultimatum partive për Ligjin për Specialen: Një muaj i keni afat që të përfundoj si proces në Kuvend

Kthimi i ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

30 vezë deri në 4 euro, qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve për produktet bazë

30 vezë deri në 4 euro, qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve për produktet bazë

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, rinis debati politik – për miratim duhen 61 vota

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, rinis debati politik – për miratim duhen 61 vota

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen