Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se të enjten nga ora 10:00 do të mbahet seancë e rregullt plenare.
Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
E pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Propozimit të Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Po ashtu, si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, pastaj do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
































