Lajmet

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

20.10.2026 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi nga LDK-ja, Albena Reshitaj, kundërshtoi vlerësimin se është herët për të ftuar ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësuesit e SHSKUK-së për raportim në këtë komision, duke thënë se një gjë e tillë është dashur të bëhet më herët, raporton Ekonomia Online.

Ajo theksoi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë, duke rikujtuar se gjatë pesë vjetëve të fundit janë ndarë mbi 1.8 miliardë euro për këtë sektor.

Sipas saj, duhet të sqarohet nëse investimet kanë sjellë përmirësim të shërbimeve për pacientët.

“Nuk pajtohem me idenë që është herët me i ftu në raportim ministrin dhe përfaqësuesit e SHSKUK-së. Mendoj që jemi vonë. Unë kam fol për punën e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion shëndetësor. Konsideroj që është shumë e rëndësishme. Janë mbi 1.8 miliardë euro që janë dedikuar për shëndetësi këto pesë vjet dhe është shumë me rëndësi nëse ato kanë arritur në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”, tha Reshitaj.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, deklaroi se programi qeveritar ishte prezantuar disa herë në Kuvend, por zbatimi i tij ishte penguar nga zgjedhjet e njëpasnjëshme.

Ai tha se tashmë institucionet janë funksionale dhe secila ministri e ka të qartë planin që duhet të zbatojë.

“Tri herë kryeministri e ka paraqitur programin e qeverisë, mirëpo fatkeqësisht për shkak të zgjedhjeve që shkaktoheshin një pas një, asnjëherë nuk mund të implementohej deri tash. Fatmirësisht i kemi të gjitha institucionet dhe secila ministri e din planin dhe planprogramin që duhet ta zbatojë”, tha Azemi.

Ndaj deklaratës së tij reagoi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila tha se diskutimi nuk duhet të përqendrohet te programet elektorale, por te vizioni i qeverisë dhe qartësia e objektivave për sektorin e shëndetësisë.

Deliu kërkoi që qeveria të paraqesë një program të qartë qeverisës, të shoqëruar me agjendë parlamentare, duke theksuar se premtimet e fushatave zgjedhore nuk janë në fokus të diskutimit.

“Z. Azemi, unë e tash ne nuk po flasim për programe elektorale, por po flasim për vizion dhe qartësi të qeverisë. Ne kemi pas shumë shpesh zgjedhje, kemi dëgjuar çfarë kanë thënë ministrat, kryeministri gjatë fushatave zgjedhore. Por sot, meqë kemi qeveri dhe institucione dhe Kuvend, është e domosdoshme që ne të flasim për një program qeverisës, me agjendë të qartë parlamentare, të cilën nuk e kemi. Nuk po flas për premtime që janë dhënë gjatë fushatave, e kemi parë sa janë përmbushur”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetari i komisionit, Uran Ismaili, vlerësoi se raportimi i ministrit të Shëndetësisë është i nevojshëm për të shqyrtuar punën e deritashme dhe planet për të ardhmen.

Ai ngriti edhe shqetësimet e qytetarëve për furnizimin me insulinë, duke theksuar se ministrit duhet t’i jepet mundësia të raportojë para komisionit dhe të japë llogari për veprimet e tij.

Ismaili theksoi se ministri Arben Vitia nuk është i ri në këtë pozitë dhe se duhet të sqarojë para deputetëve se çfarë është bërë deri më tani dhe cilat janë masat e planifikuara për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Konjufca përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Konjufca përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Pavarësohet programi ATLS Kosova, synohet ngritja e standardeve në trajtimin e traumave

Pavarësohet programi ATLS Kosova, synohet ngritja e standardeve në trajtimin e traumave

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit,  jana politikanë të fuqishëm,  po liderë jo -patriotë edhe më pak

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit, jana politikanë të fuqishëm, po liderë jo -patriotë edhe më pak

Protesta në Tiranë përplasje mes protestuesve dhe policisë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë

Protesta në Tiranë përplasje mes protestuesve dhe policisë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë