Lajmet

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

20.10.2026 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka dalë me një video ku flet për pavarësinë e gjykatës, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, si dhe “përkushtimin e palëkundur” ndaj sundimit të ligjit të këtij institucioni.

Deklarata e Trendafiloves vjen pas ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës pas vendimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, si dhe kritikave të shumta e protestave me të cilat u përball ky aktgjykim, raporton Gazeta Express.

Ajo tha se gjykata është përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe punën e saj, duke potencuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur dhe se gjyqtarët e saj janë persona me integritet, të cilët vijnë nga shtetet e Bashkimit Europian dhe ato kontribuuese.

“Në kundërshtim me dezinformatat për gjykatën, të cilat vazhdojnë të përhapen, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë të të akuzuarve, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”.

Trendafilova tha gjithashtu se mbikëqyrja e vendimeve gjyqësore kryhet përmes procesit të ankesave, përfshirë panelet e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Panelin e Gjykatës Supreme.

“Të pandehurit gjithashtu mund t’i drejtohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nëse besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur. Vlen të theksohet se të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër aktgjykimesh, kanë pasur sukses”.

Gjyqtarja bullgarie tha se derisa kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, sundimi i ligjit kërkon që “askush të mos mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”.

“Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo ndërhyrje politike”.

Fjala e saj e plotë:

Dhomat e Specializuara janë përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e tyre. Gjithashtu, ka pasur përpjekje për të penguar rrjedhën e drejtësisë, të cilat kanë çuar në dënime dhe pranime të fajësisë për frikësimin e dëshmitarëve para gjykatës.

Dhomat e Specializuara janë një institucion gjyqësor me mandat të përcaktuar përmes një shkëmbimi letrash, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Gjykata është e përqendruar në sigurimin e procedurave penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase, duke siguruar njëkohësisht mbrojtje të fuqishme për dëshmitarët dhe viktimat.

Në kundërshtim me dezinformatat për gjykatën, të cilat vazhdojnë të përhapen, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë të të akuzuarve, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht. Gjykatësit e emëruar në Dhomat e Specializuara janë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetet kontribuuese. Për t’u kualifikuar si gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ata duhet të jenë persona me karakter të lartë moral, paanshmëri dhe integritet, të cilët zotërojnë kualifikimet e kërkuara në shtetet e tyre për emërim në postet më të larta gjyqësore.

Siç përcaktohet në betimin e tyre gjyqësor, gjykatësit i ushtrojnë detyrat e tyre gjyqësore në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të ndërgjegjshme, duke i shërbyer çështjes së drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Gjykatësit zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën e saj gjyqësore. Gjykatësit i zhvillojnë procedurat në një mënyrë që i mbron këto të drejta në çdo hap të procesit gjyqësor.

Mbikëqyrja e vendimeve gjyqësore kryhet përmes procesit të ankesave, përfshirë panelet e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Panelin e Gjykatës Supreme. Të pandehurit gjithashtu mund t’i drejtohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nëse besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur. Vlen të theksohet se të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër aktgjykimesh, kanë pasur sukses.

Ndërsa kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, sundimi i ligjit kërkon që askush të mos mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin. Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo ndërhyrje politike.

Dhomat e Specializuara mbeten të palëkundura në përkushtimin e tyre për të respektuar standardet më të larta ndërkombëtare, ndërsa vazhdojnë punën e besuar atyre në mënyrë të pavarur nga çdo presion i jashtëm, me pritshmërinë që të gjithë aktorët e përfshirë t’i përmbushin detyrimet e tyre përkatëse për të siguruar respektimin e sundimit të ligjit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Konjufca përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Konjufca përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Pavarësohet programi ATLS Kosova, synohet ngritja e standardeve në trajtimin e traumave

Pavarësohet programi ATLS Kosova, synohet ngritja e standardeve në trajtimin e traumave

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit,  jana politikanë të fuqishëm,  po liderë jo -patriotë edhe më pak

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit, jana politikanë të fuqishëm, po liderë jo -patriotë edhe më pak