Lajmet

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

19.10.2026 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar duke shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve lokale që të përmbahen nga veprimet siç thotë ai agresive ndaj protestuesve paqësorë.

Përmes një reagimi në platformën X, Peters u bëri thirrje të gjitha palëve në terren që të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.

Ai theksoi se në shtetin e Miçiganit jeton një komunitet i madh dhe aktiv i shqiptaro-amerikanëve, për të cilët zhvillimet në Shqipëri kanë rëndësi të veçantë.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe të gjithë ata që ndodhen në terren duhet të punojnë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme”.

“Miçigani është shtëpia e një komuniteti të fortë dhe gjallërues shqiptaro-amerikan, dhe e di se këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Miçiganit. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai. /Gazeta Express

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Konjufca përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Pavarësohet programi ATLS Kosova, synohet ngritja e standardeve në trajtimin e traumave

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Senatori Peters: Autoritetet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, të gjithë të punojnë kundër dhunës

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Ermal Sadiku: S’ka dallim mes Edi Ramës e Kurtit,  jana politikanë të fuqishëm,  po liderë jo -patriotë edhe më pak