Sport

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

13.08.2026 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita do të mundohet ta sigurojë fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës sonte.

Kampionia e Kosovës javën e kaluar e bëri një hap të madh drejt kualifikimit në këtë fazë.

Bardhekaltrit e mposhtën ekipin Tre Fiori në udhëtim me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues.

Kështu, gjilanasit do ta kërkojnë konfirmimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet sonte për t’iu afruar edhe më shumë fazës së ligës në këtë garë.

Në lojën e parë, gjilanasit i siguruan golat vetëm në pjesën e dytë, ku ishin të jashtëzakonshëm në “San Marino Stadium Serravalle” të San Marinos.

Besnik Krasniqi i kishte shënuar dy gola për ekipin e Visar Sermaxhajt në minutat e fundit, ndërsa nga një e kishin shtuar Raddy Ovouka dhe Blerim Krasniqi.

Drita është e vetmja skuadër kosovare e mbetur ende në lojë në garat evropiane.

Gjilanasit synojnë ta prekin fazën e ligës në Ligën e Konferencës, njëjtë si vitin e kaluar dhe të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.

Ndeshja mes Dritës dhe Tre Fiori do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri