Kryesore

Gjuriq pret t’i kërkohet falje nga zyrtarët në Kosovë

23.09.2016 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjuriq pret t’i kërkohet falje nga zyrtarët në Kosovë

I ashtuquajturi drejtor i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar se asnjë zyrtar nga Prishtina nuk i kërkoi falje për, siç e quan ai incidentin që ndodhi në natën e 21 shtatorit.

Gjuriq është ndaluar nga policia në Graçanicë e më pas është liruar, por të nesërmen është detyruar nga autoritetet në Kosovë që ta lë Kosovën, pasi që, sipas zëvendës-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, Gjuriq nuk e kishte respektuar marrëveshjen me Kosovën.

“Nuk është e vërtetë se e kam shkelur marrëveshjen Kosovë-Serbi për vizitat zyrtare pasi që e kam lajmëruar paraprakisht vizitën. Dëbimi im nga Kosova është një gënjeshtër pasi që askush nuk mund të ma ndalojë lëvizjen në Kosovë e as që do ta pranoja një gjë të tillë”, deklaroi Gjuriq, transmeton lajmi.net.

“Pas tentim-dëbimit të pasuksesshëm, sipas planit unë vazhdova vizitën time në provincën jugore të Serbisë (siç i referohet Gjuriq Kosovës). Një ditë më vonë, pas Graçanicës unë vizitova Rashkën dhe Kraljevën”, shtoi Gjuriq.

Gjuriq gjithashtu theksoi se pas disa ditësh do ta vizitojë sërish Kosovën.

“Sado që të na sulmojnë e të tentojnë të na frikësojnë, ne do të vazhdojmë të jemi më këmbëngulës për bashkëpunim e dialog. Sa më shumë sulme që të ketë, edhe më këmbëngulës do të jemi”, tha mes tjerash Gjuriq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje