Në Galerinë mobile CAC në Parkun e Frankofonisë pranë Parkut të Qytetit dhe në Kapan Han në Çarshinë e Vjetër të Shkupit sot dhe nesër do të mbahen një sërë ngjarjesh për promovimin e fushatës kombëtare kundër ksenofobisë, të titulluar “Fëmijë të Planetit Tokë”.
Ngjarjet muzikore dhe artistike dhe diskutimet të cilat janë pjesë e promovimit kanë për qëllim të stimulojnë në të menduar se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë qetë, në liri dhe të sigurt dhe se jemi të aftë ta tejkalojmë frikën në rritje nga të huajt dhe urrejtjen ndaj atyre më ndryshe se ne.
Me këtë përfundojnë aktivitetet të cilat fondacioni “Shoqëri e Hapur – Maqedoni” i zbatoi në suaza të konceptit Ndihmë humanitare dhe juridike për migrantët nga 1 shtatori i vitit 2015, deri më 30 shtator të këtij vitit, në bashkëpunim me “Legis” shoqatën e Maqedonisë të juristëve të rinj dhe Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut.