Kanë kaluar gjashtë muaj që kur “Ferronikeli” ka ndërprerë prodhimin, për shkak të, siç ishte thënë, “problemeve teknike me pajisje të caktuara në fabrikë, të cilat kanosin sigurinë në fabrikë,

E publikuar: 23/09/2016 07:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Shefi i deritanishëm i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në emisionin ‘Ora e Fundit’ në Klan Kosova, ka folur për punën e tij 10 vjeçare në krye të këtij institucioni.

“Po bëhen 10 vite dhe kam vlerësuar se në fillim kam dhënë premtimet dhe tani duhet të bëhet një rikapitulim i gjithë asaj që është punuar brenda këtyre 10 viteve. Kemi publikuar një raport të punës dhe në raport janë të dhënat statistikore në lidhje me atë se si është realizuar misioni i agjencisë brenda këtyre 10 viteve”, tha Preteni.

Preteni ka thënë se brenda çdo viti raporti i punës së agjencisë është miratuar në Kuvend.

“Ne brenda çdo viti kemi publikuar raportin e punës, të cilin e kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës ku është debatuar për këto raporte të cilat gjithmonë janë miratuar. Jo vetëm raportet, por kemi publikuar edhe produktet e punës, opinionet dhe vendimet e agjencisë”, tha ai.

Preteni ka ndjenja të përziera për këto 10 vite punë.

“Është një ndjenjë e përzier. Është një punë e mundimshm e gjatë, stresuese dhe depresive. Pjesa e luftimit të korrupsionit është vetëm një pjesë e mandatit dhe agjencia nuk është institucion që burgos dënon. Është një institucion që kryen hetime administrative dhe preliminare”, tha Preteni.

“Rreth 1500 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë hetuar, por emrat nuk bëhen publikë. Kallëzimet penale zakonisht ndodhin për zyrtarët që nuk janë në detyrë, sepse vijnë informatat për punën sa kanë qnë në pozitë”, tha ai.

 Ndërsa, Preteni thekson se rezultatet për kallëzimet penale janë të mira.

“Vetëm 30% e kallëzimeve tona penale janë refuzuar në fazën e parë. Për 70 % prej tyre kemi marrë informatat kthyese nga prokuroritë. Lufta kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Preteni./Klan Kosova/