Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë 39 aksidente trafiku, prej të cilave 14 me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.
Ndërsa ndaj gjithë pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e trafikut, policia brenda ditës ka shqiptuar 715 gjoba në komunikacion.
Siç shihet në bazë të statistikave të fundit, del se numri i tiketave ka rënë në dy ditët e fundit, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të trafikut.