money
Dy persona kanë përfunduar të arrestuar sot në Lupç të Podujevës pas një operacioni policor të ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të DHTQNJ-së, nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘marrje me prostitucion’.
Personat e arrestuar me këtë rast janë: Q. R. (1950), dhe Sh. M (1941).
Në konsultim me prokurorin, personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore.