Gjendet i vdekur polici Mujedin Spahija

E publikuar: 21/09/2016 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjetur i vdekur një polic në rajonin e Pejës. Polici Mujedin Spahija nga fshati Dubov është gjetur i vrarë me armë zjarri afër qytetit të Pejës.

Insajderi merr vesh nga burime të saj, se Policia ka dal në vendin e ngjarjes edhe ka marrë trupin e pajetë para dy orësh.

Kryeprokuroi i Prokurorisë së Pejës Agron Galani ka konfirmuar  gjetjen e policit të vdekur.

Ai ka thënë se dyshimet e para janë se polici ka kryer vetëvrasje me revole zyrtare.

“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si vetëvrasje dhe hetimet do të zbulojnë me tuje rrethanat e vdekjes”, tha Galani./Insajderi/