Kryesore

A do të kthehet normaliteti në Kuvendin e Kosovës? Përgjigjen Pozita dhe Opozita!

21.09.2016 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A do të kthehet normaliteti në Kuvendin e Kosovës? Përgjigjen Pozita dhe Opozita!

Pas tërheqjes së projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, opozita ka dhënë shenja për kthimin e normalitetit në Kuvend.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë se funksionimi i punës së Kuvendit varet nga qeveria, e cila nuk duhet të sjell për votim versionin aktual të marrëveshjes.

Ndërkohë, pozita shpreson se deputetët do t`i kthehet punës dhe përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.

 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i ka thënë Radio Kosovës se Kuvendi mund t`i kthehet normalitetit vetëm nëse Qeveria nuk e sjell në seancë versionin aktual të Demarkacionit.“Sa i përket kthimit të normalitetit në Kuvend tërësisht varet nga qeveria. Kryeministri i Kosovës nuk duhet që të provokojë prapë situatën në Kuvend që ta bie të njëjtin version të marrëveshjes për Demarkacionin. Dhe gjithçka që shkon në ndryshim të këtij versioni do ta kthejë normalitetin në Kuvend”, tha ai.

Për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, opozita nuk ka më asnjë arsye që ta pengojë punën e Kuvendit.

Siç ka thënë ai, subjektet politike parlamentare duhet t`i kthehen përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.

“Besoj që nuk ka më arsye që të pengohet puna e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Ka gati një vit që nuk kemi punuar normalisht dhe nuk iu kemi kthyer axhendës së vërtetë të Kuvendit dhe nevojave të qytetarëve. Besoj që të gjitha forcat politike do të vazhdojnë të kontribuojnë që ne t`i kthehemi agjendës normale te punës”, theksoi ai.

Por, ajo që mund ta rikthejë situatën e dikurshme në Kuvend është edhe projektligji për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pal Lekaj, ka konfirmuar për Radio Kosovën se opozita nuk do të lejojë themelimin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive.

“Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa nuk është në frymën kushtetuese në 24 nene. Prandaj, ne do ta kundërshtojmë fuqishëm, sepse është ligji për organizimin e asociacionit që dy ose tri komuna mund të formojnë asociacion por pa forca ekzekutive”, tha ai.

Ndryshe, për më shumë se një vit, projektligji për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe ai për themelimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe, kanë shkaktuar trazira dhe krizë në Kuvend.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, në shenjë kundërshtimi e kanë bllokuar punën e këtij institucioni, madje edhe përmes gazit lotsjellës, përderisa kishte edhe arrestime të deputetëve të opozitës. /rtk/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit