Empoli mori fitoren e parë në Serie A pasi mundi 2-1 Crotonen në javën e 3-të. Përpara publikut të saj skuadra toskane arriti të shfrytëzojë maksimalisht faktorin fushë duke lënë në fund të klasifikimit debutuesit e këtij sezoni. Empoli e dominoi ndeshjen që në fillim, por golin e gjeti vetëm në minutën e 31-të me anë të Belluscit. Crotone megjithatë në pushim arriti të shkojë në barazim falë Sampirisit që arriti të shfrytëzojë një pasim të Rohden.
Në pjesën e dytë skuadra vendase bëri maksimumin për të marrë 3 pikët dhe në të 56-tën Costa gjeti golin e fitores. Në fund Crotone mbeti dhe me 10 vetë pas daljes së Dussene me të kuq në të 80-tën duke ja bërë më të thjeshtë menaxhimin e rezultatit Empolit, që mori fitoren e parë në kampionat pas dy humbjeve.