Lëvizja Vetëvendosje thekson se mbështet protestën e 3 shtatorit në kundërshtim të zgjedhjes së ish ministrit serb, Vuk Jeremiq, si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.
Misioni i OKB-së që sipas tyre, duhet të mbrojë të drejtat e njeriut, është para rrezikut që të zgjedhë njeriun më të gabuar për sekretar.
Derisa ky mision, siç thonë ata, duhet të jetë garancë për kujdes ndaj viktimave e njerëzve të diskriminuar është duke shkelur mbi gjenocidin ne Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci nëse zgjedh ish – ministrin e Jashtëm serb Jermiq.
“Kujtojmë se Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. Nuk ka dëmshpërblyer për to. Serbia, dhe vetë Jeremiqi, në cilësinë e ministrit ka ushtruar politikë ndarëse e kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është angazhuar për ta bllokuar atë. Ne duhet të ngremë zërin e kundërshtinsë tonë për këtë çështje. Këmi të gjitha arsyet për ta kundërshtuar këtë kandidat dhe këtë duhet ta bëjmë duke marrë pjesë edhe në protestën e nesërme”, thuhet në njoftimin tyre.