Lajmet

Paçaku, Kjo Kosovë nuk duhet të jetë me ‘maxhupë’ e ‘gabelë’

02.09.2016 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Paçaku, Kjo Kosovë nuk duhet të jetë me ‘maxhupë’ e ‘gabelë’

​Kujtim Paçaku, deputet i Kosovës nga Grupi Parlamentar 6+, që sot mbajti një fjalim duke kritikuar akterët e aferës së përgjimeve për ofendimet që i bënë komunitetit rom, thotë se është krenar që u duartrokit nga deputetët.
Në një nga përgjimet e publikuara të kësaj afere, deputeti Adem Grabovci dhe deputetja Safete Hadërgjonaj, i drejtohen këtij komuniteti me “maxhupë e gabelë”.

Sot Paçaku iu drejtua Kuvendit dhe menjëherë pas fjalimit të tij, atij i kërkuan falje publike kryeparlamentari Kadri Veseli e deputeti Adem Grabovci.

Kjo e ka gëzuar shumë deputetin Paçaku që thotë se është krenar që të gjithë deputetët duartrokitën pas fjalimit të tij.

“Atë gjë që e dëgjova nuk u ndjeva mirë. Mu kujtuan ditët e para në shkollë ‘maxhup e gabel’. Nuk më shkohej në shkollë, por dikur u binda të shkoj. Përgatita fjalimin të flas në Kuvend, por e lash fjalimin sepse besoja në vete, sepse kjo Kosovë nuk duhet të jetë me ‘maxhupë’ e ‘gabelë’. Komiteti rom duhet të jetë i barabartë me të tjerët. Këtë e thash unë. E thash atë që e mendova e planifikova. Më gëzoi fakti që kryetari i parlamentit më dha përkrahje, e edhe deputetët më dhanë përkrahje. Ajo që më gëzoi ishte që pas një kohe të gjatë dëgjova duartrokitje pas një kohe kur u mësuam me gaz me fyerje me ofendime. U ndjeva krenar që duartrokitën pozitë e opozitë”, ka thënë Paçaku në Interaktiv të KTV-së.

Paçaku thotë se nuk e ka pasur të vështirë të ia falë deputetëve Grabovci e Hadërgjonaj, por thotë se një gjë e tillë do të ishte shumë e vështirë për fëmijët apo anëtarë tjerë të komunitetit rom.

“Unë di të fali, por çfarë kur të dëgjohet kjo nga fëmijët. Ai nuk dëshiron të shkojë në shkollë dhe disfavorizohet. Është fjalë e cila krijon autoparagjykim te vetë komuniteti”, ka shtuar ai, duke cekur se deputetët u skuqën kur kërkuan falje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje