Lajmet

Haradinaj: Demarkacioni të kthehet në “pikën zero”

01.09.2016 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj: Demarkacioni të kthehet në “pikën zero”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se do të kishte qenë mirë që sot të mos hiqej nga rendi i ditës marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, por të procedohej, të dështonte dhe i gjithë procesi të kthehej në “pikën zero”.

“Marrëveshja e sotme nuk u tërhoq për shkak të mungesës së kuorumit, por për shkak të numrit të marrëveshjes së koalicionit. Kjo qeveri nuk i kishte numrat për demarkacion dhe as nuk do t’i ketë në të ardhmën. Edhe sot e besoj që është thjeshtë, ata duhet të shkarkojnë komisionin fillojnë negociata të reja, ose mund të shkojnë në arbitrazh. Por jam shumë i sigurt që partnerëve të koalicionit, iu mungojnë numrat në Kuvend. Europa na ka hyrë në hak që na ka lanë të kushtëzuar tash e 16 vite”.

Ai më tutje ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë lëshime në raport me Listën Serbe, vetëm që ta kalojë këtë marrëveshje, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi popull evropian dhe e meritojmë të jemi të lirë, optimist jam dhe do të jem gjithmonë, por e kam parë edhe në media të huaja që edhe po të ratifikohej marrëveshja e demarkacionit, liberalizimi i vizave prapë do të ishte vonuar. Kryeministri vetëm e ka trashëguar këtë marrëveshje, kjo marrëveshje është ratifikuaar kur ai ka qenë në opozitë. Kryeministri Mustafa sot gjendet në një pozitë jo të lehtë. Më mirë sot kish qenë me vendos në Kuvend dhe të votohej edhe ish përfunduar kjo çështje. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë koncesione me Listën Serbe, pasi jemi duke ia humbur kuptimin shtetit tonë”. /klankosova.tv

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit