Lajmet

“Jemi partnerë të amerikanëve, por jo duke dëmtuar veten”

01.09.2016 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Jemi partnerë të amerikanëve, por jo duke dëmtuar veten”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se sot deputetët e Kuvendit të Kosovës ishin në nivelin e përgjegjësive të tyre kushtetuese, duke bërë që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të tërhiqet nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka deklaruar se kjo nuk ishte fitore e asnjë krahu politik, por e vendit, pasi u parandalua falja e mbi 8 mijë hektarëve fqinjit, njofton Klan Kosova.

“Është një vetëdijësim i mjaftueshëm i deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Kjo nuk është fitore e asnjë subjekti politik, por e vendit”.

“Mendoj që deputetë në kuvend kanë qenë mbi 100 dhe nëse do të votonin për, demarkacioni do të kalonte, kështu që numri i deputetëve prezent nuk ka qenë problem. Por deputetët e kanë kuptuar qartë që kjo marrëveshje është e dëmshme se ajo duhet të kthehet në pikën zero”.

“Pushteti ka kohë që ka deklaruar se i ka votat, ndërsa sot u arsyetua se po kërkon koncesione Lista Serbe. Ne nuk mund t’i japim besim një marrëveshje që i heq territorit të Kosovës mbi 8500 hektarë”.

Haradinaj më tutje ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaci, që ka deklaruar se po rrezikohet izolimi i vendit, duke theksuar se vet Thaci është e keqja e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Presidenti i Kosovës është e keqja e vendit sepse ai e ka nënshkruar atë marrëveshje me Malin e Zi. Nënshkrimi i tij ka qenë izolim i vendit. E di edhe vet Thaci që të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë nuk e kanë përfunduar demarkimin e kufirit. Nuk është kjo pengesë për liberalizim e vizave”.

Deputeti dukagjinas ka bërë të qartë, për bindjen e tij, se ky kundërshtim nuk i prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi partnerë të popullit amerikan, por nuk mendoj se mund ta fuqizojmë partneritetin duke dëmtuar veten”.

“Sot tema e demarkacionit e ka tejkaluar një subjekt politik, e ka tejkaluar opozitën. Kjo është cështje të cilën duhet ta zgjidhin deputetët e Kuvendit të Kosovës. Të gjithë e kanë obligim që ta garantojnë sovranitetin e Kosovës”.

“Protesta gjithmonë e ka një qëllim: sensibilizimin e opinionit. Ne kemi protestuar tash e 18 muaj në të gjitha format. Jemi të bindur që protestat tona dhe kundërshtimi ynë permanent e kanë bërë të qartë që kjo marrëveshje është e keqe. Protesta e sotme ka treguar që qytetarët e kanë ngritur zërin”. /klankosova.tv

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje