Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka thënë se është e zhgënjyer me mosvotimin e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, por që ajo do të procedojë votimin e heqjes së vizave për Kosovën të hënën, njofton Klan Kosova.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi u hoq nga rendi i ditës të seancës plenare të së enjtes pasi koalicioni qeverisës nuk i kishte votat për miratimin e saj.