Lajmet

Rozhaja nuk frikësohet nga kontesti për kufirin me Kosovën

01.09.2016 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rozhaja nuk frikësohet nga kontesti për kufirin me Kosovën

“Ditën D”, si e quajnë në Kosovë ditën kur duhet që Kuvendi në Prishtinë, pas shumë shtyrjeve, përfundimisht ta sjellë vendimin nëse e pranon përkufizimin e vijës kufitare më Malin e Zi, banorët e brezit kufitar në Rozhajë, në rrugë për në Pejë, bazuar në bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë, presin pa tension dhe frikë nga incidente të mundshme.

Njëkohësisht nga Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, nuk kemi marrë përgjigje në pyetjen nëse në ndërkohë përgjatë kufirit Kosovë-Mali i Zi janë shtuar masat e sigurisë.

“Një ditë e zakonshme, si çdo ditë tjetër. Absolutisht nuk ka shenja të tensioneve, të çfarëdo lloji”, është përshtypja në strukturat komunale të Rozhajës të cilat i përcon Mirza Luboder, zëdhënës i kryetarit të komunës për Radion Evropa e Lirë.

Nëse Rozhaja dhe roazhajasit, siç thuhet, janë dera e marrëdhënieve të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, atëherë siç thotë Esad Plunac, deputet i socialdemokratëve, nuk ka arsye për brengosje në pritje të epilogut të votimit në Kuvendin e Kosovës, që do të duhej të vërtetonte kufirin ndërmjet dy shteteve në afërsi të të cilit ndodhet Rozhaja.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë, marrëdhënie të mira fqinjësore. Në këtë periudhë ne Rozhajasit, nuk kemi parë se po ngritët nervozë ose ka marrëdhënie të ngarkuara apo marrëdhënie të diskutueshme, lëvizje të banorëve nga Rozhaja drejt Pejës. Një numër i madh i studentëve nga Rozhaja studiojnë në Kosovë, ka lidhje familjare. Në cepin e shtetit tonë Malit të Zi janë të vendosur me shekuj shqiptarët, që kanë fshatrat e tyre dhe shtëpitë”, thotë Plunac.

Por, sipas informacioneve jozyrtare, të cilat deri tani Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ka konfirmuar, masat e sigurisë përgjatë kufirit të dy vendeve janë ashpërsuar.

Një numër i mediave të shtypura kanë njoftuar për siç thonë praninë e shtuar të njësive speciale anti terror të Malit të Zi, përgjatë vijës kufitare me Kosovën, ndërkohë që nga Presidenti Filip Vujanoviq kanë ardhur garancitë se po bëhet fjalë për aktivitete të rregullta.

Në pyetjen nëse në territorin e komunës së Rozhajës këto ditë është vërejtur prani e shtuar e policisë, Mirza Luboder përgjigjet:

“Ne nuk e kemi vërejtur këtë, siç nuk e kanë vërejtur as edhe qytetarët tanë dhe për këtë kemi mësuar nga mediat. Nuk kemi vërejtur dhe ju them me shumë siguri, as tensione, as shenja të çfarëdo gjëje të keqe. Atë që mund ta vërtetojë është se ne në komunën e Rozhajës jemi përkrahës të dialogut politik ndërmjet Malit të zi dhe Kosovës dhe mbështesim fuqishëm përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e këtij kontesti”.

Marrëveshja për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi u nënshkrua vitin e kaluar në Vjenë, por ajo u kundërshtua fuqishëm nga opozita e Kosovës e cila nuk lejoi votimin në Kuvend.

Në kundërshtim të përkufizimit të vijës kufitare ndërmjet dy vendeve më e zëshmja është lëvizja Vetëvendosje. Përfaqësuesit e saj më 29 qershor kanë hyrë në territorin e komunës së Rozhajës dhe kanë vendosur një tabelë me simbolet e shtetit të Kosovës, në pjesën që e konsiderojnë se me Marrëveshje i është marrë Kosovës dhe “i është dhuruar Malit të Zi.

Esad Plunac nuk ka dilema megjithatë për kufirin.

“Jo vetëm rozhajasit, po qytetet dhe popullata që janë në pjesët tjera sic është lokacioni Rozhajë, besojnë absolutisht në përpjekjet që po bëjnë qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi, se me një komunikim të arsyeshëm, gjithsesi do të mbizotërojë atë që e kanë definuar ekspertët. Dhe gjithsesi nuk do të cenohen marrëdhëniet ndër fqinjësore as tonat në Rozhajë, as të dyja shteteve, ose të qytetarëve të njërit ose shtetit tjetër”, thotë Plunac./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite