Zenun Pajaziti e zë vendin e Grabovcit, bëhet shef i Grupit Parlamentar të PDK’së

E publikuar: 01/09/2016 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK’së Zenun Pajaziti ka folur për herë të parë në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie

Ai me këtë rast ka ftuar deputetët të diskutojnë të qetë për çështjet të cilat janë me rëndësi për vendin.

Ditë më parë Partia Demokratike e Kosovës e zgjedhi Pajazitin në krye të grupit parlamentar, pasi shefi i deriatëhershëm Adem Grabovci dha dorëheqje nga kjo pozitë, pas publikimit të përgjimeve në media, ku ai është protagonisti kryesor.