Lista Serbe nuk merr pjesë në Kuvend – dështon seanca

E publikuar: 01/09/2016 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të gazetës Express brenda Listës Serbe kanë treguar se serbët nuk do të marrin pjesë ne seancën e sotme ku pritet të votohet Demarkacioni me Malin e zi.

Kështu, do të rrezikohet edhe kuorumi për mbajtjen e seancës, pasi që duhet të jenë dy të tretat e deputetëve (81 deputetë).

Janë një numër i deputetëve të pozitës të cilët janë kundër votimit të demarkacionit, derisa partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma që nga fillimi i marrëveshjes janë kundër.

Marrëveshje ndërkombëtare mund të ratifikohet vetëm me dy të tretat e votave, derisa koalicioni PDK-LDK është deklaruar se është i sigurt se do të aprovohet.

Ndërsa, sipas rregullores së Kuvendit nëse Marrëveshje refuzohet atëherë e njëjta kthehet në pikën zero dhe Qeveria duhet ta ri-negocioj sërish me Malin e Zi.