Thaçi: Nesër kalon Demarkacioni, i hapet rrugë liberalizimit dhe Ushtrisë, Kosova nuk humb asgjë (Video)

E publikuar: 31/08/2016 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beograd, 13. maja 2016. -Nezavisna Republika Srpska znacila bi podelu Bosne i Hercegovine, a jedan deo te zemlje bi verovatno postao radikalizovan, sto SAD ne zele, izjavio je danas profesor Univerziteta Dzon Hopkins Danijel Server (na slici) na konferenciji magazina Njuzvik u Beogradu. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ nr

https://www.youtube.com/watch?v=wBy1KntSq98

 

Thaçi: Dy nga ekspertet kunder Demarkacionit me kane pohue privatisht se, Demarkacioni asht ne rregull, po kemi hy n’kete loje dhe nese dalim, koritemi!

Emisioni ma i shikuem politiko-satirik ka fillue sonte sezonin e ri te transmetimeve dhe mysaifr special ne emisionin e pare ka qene Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi.

Thaci fillimisht ka fole per postin e tij si President dhe te ardhmen e tij politike.

“Nuk e vlersoj se posti i Presidentit asht pensionim, por ne asnji rrethane nuk ka me qene rikthim mbrapa, pra qe me qene ne qeveri, kuvend ose parti politike”.

Ne pyetjen nga drejtuesi i emisionit, Fidan Jupolli, per mundesine e nji mandati te dyte, presidenti Thaci perjgigjet:

“Kisha me shqyrtue seriozisht edhe nji mandat te presidentit, nese ky post zgjedhet drejtperdrejt nga vota e popullit”.

Presidenti Thaci thote se hapa mbrapa s’ka me pase, por perpara po:

Thaci ne vazhdim ka thane se, qytetaret vlersojne se kush ka punue, por mandatet qe zgedhen ne menyre demokratike duhet te respektohen nga te gjithe, perfshi edhe opoziten.

“Jam zgjedhe me 2/3 e deputeteve dhe ky asht koncensusi maksimal qe mundet me u arrite, dhe besoj qe jam ne sherbim te agjendave shtetnore, te gjithe qytetareve te Kosoves pa dallime”.

Per viziten ne Veri qe e bani sot, Presidenti Thaci tha se, komuniteti serb asht integrue ne institucionin e Policise se Kosoves.

“Ne viziten qe kam ba ne Jarinje, i kam pergezue shqiptaret e serbet per punen e mire qe po bajne, sepse atje ka nji normalitet dhe ka permiresim te madh. Mesazhi i vizites asht se na mundemi me bashkepunue dhe me pase ma shume efikasitet ne pune”.

“Veriu asht ma pak i zhvilluem, qytetaret atje kanë nevojë ma shume per zhvillim ekonomik se sa për nacionalizem”, tha Presidenti Thaci ne mes tjerash.

Ne pyetjen se a ka marre leje nga KFOR’i per me shkue ne ate pjese te Kosoves, Thaci tha se, ka qene nji vendim sovran i tij per me shkue ne vizite ne Veri. Vizita ka qene e organizueme 100 perqind nga institucionet e Republikes se Kosoves, pa lejen dikujt tjeter:

Per ftesen e Ramiz Kelmendit per takim ne rezidencen e tij ne Rugove, presidenti Thaci tha se, “E vlersoj kontributin e z.Kelmendi dhe cdo deputeti tjeter”.

“Vullneti i tij per me ba kete takim, natyrisht se cmohet nga ana ime”, shtoi Thaci.

Presidenti Thaci ka fole per temen ma te nxehte te kohes se fundit, ate te Demarkacionit.

“Marreveshja e Demarkacionit ka qene e randesishme per interes per te dy shtetet, Kosoven dhe Malin e Zi”, tue shtue se, “Komisioni shtetnor ka ba nji pune te sakte dhe ka respektue integritetin e Kosoves ne tansi, prandaj ftoj deputetet qe te jene ne sherbim te interesit shtetnor mbi ate partiak ose provincial, sepse nuk cenohet asnji pllamb e tokes se Kosoves”.

Pamvaresia e Kosoves asht shpalle mbi kete hapsine territoriale aktuale te Kosoves dhe duhet me theksue se 112 shtete qe e kane njoft Pamvaresine e Kosoves e kane njoft me kete territor, theksoi Thaci.

“Siguroj qytetaret e Kosoves se kjo cashtje asht e drejt, reagimet jane emocionale, joracionale dhe pa argumente”.

“Qe 1 vjet une bashke me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit kemi ftue te gjithe ata qe kane ndonji dokument se ndonji prone e tij asht ne territorin e Malit te Zi, me ja ofrue Komisionit Shtetnor, por ende asnji qytetar i vetem nuk e ka sjelle as edhe nji leter”:

Tue komentue te dhanat e disa eksperteve se Demarkacioni nuk asht ne rregull, Presidenti Thaci ka deklarue se ekspertët nuk kane sjell asnji fakt të vetëm, tjeter asht ndjenja historike e tjeter asht realiteti. Nuk kanë fole ekspertet e pamvarun, kanë fole vetem ata politike e partiake.

Presidenti i Republikes ka shtue se ai i beson vetem hartave te NATO’s dhe ne asnji rrethane hartat jugosllave e ruse.

“Modelin që po e përfaqësojnë keta eksperte asht model jugosllav e qe asht kopje e atij Rus, të cilin unë nuk e përkrahi”.

“Dy prej eksperteve te “pamvarun” me kanë thanë se e kane nise këtë kauzë, por që edhe vetë janë bindë se nuk qëndron ashtu, por kanë shtue se nuk munden me dale prej saj, sepse koriten”.

Ne pyetjen se a ka me kalue Demarkacioni ne seancen e neserme, Presidenti Thaci perjgigjet:

“Jam ma teper se i bindun se Demarkacioni ka me kalue, per shkak se asht vendim i drejt”.

Thaci ka thane se votimi i Demarkacionit ka me ba qe me pasue edhe dy cashtje me randesi per Kosoven.

“Me kalimin e Demarkacionit, perspektiva per liberalizim te vizave ka me ndodhe dhe gjithashtu ka me u kalue ne themelimin e Forcave te Armatosuna te Kosoves”.

Thaci ka thane se, nuk ka nevoje per agresivitet dhe akuza te paqendrueshme, tue u pergjigje per paralajmerimin e protestes nga Vetevendosje.

Ai ka fole per sfiden e pajtimit te shqiptareve dhe serbeve dhe vizites se tij dy fshatnave serbe.

“Ka qene veprim i drejt, i cili prej shumices se qytetareve asht mireprite. Per mue jane te fresketa masakrat dhe gjenocidi qe ka krye Serbia ne Kosove dhe e njoh shume mire, por duhet me qene te vemendshem se gjana te kqia kane ndodhe edhe ndaj komuniteteve tjera, dhe me kete s’po due me vnue ne peshore se kush ka ba ma teper e kush ma pak sepse e tane bota e din”, tha Thaci, tue shtue se, “Kosova asht atdheu i tane qytetareve te Kosoves”.

Te dallojmë sistemin e drejtësisë me të drejten per te jetue te lire ne pronen e tyne, cdo qytetar e ka kete te drejte dhe askush nuk guxon me ja cenue, thekson Thaci ne vazhdim ne Televizionin Rrokum.

Presidenti Thaci thote ne vazhdim se, “E di qe asht e pamundun me i detyrue që ta duen njani-tjetrin serbët e shqiptarët, por asht e mundun që të krijojmë harmoni për me jetue prane njani-tjetrit”.

Presidenti Thaci ka fole edhe per cashtjen e Asociacionit te Komunave me shumice serbe.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ka me u themelue ne baze te opinionit te Gjykates Kushtetuese, por ka me qene i njajti si Asociacioni i Komunave te Kosovës”, thote Thaci, tue thane se vendimi i Gjykates Kushtetuese bile e obligon Qeverine me themelue ne perputhshmeni me vendimin e vet.

Ne fund, Thaci ka fole edhe per ate se kend e ka model si President. Ai thote se, nuk ka model, por baze e tij per pune jane Kushtetuta dhe ligjet e Kosoves si dhe filozofia e tij politike nga pervoja e tij.

Thaci krejt ne fund ka fole disa fjale edhe per Presidentin Ibrahim Rugova tue thane se vlerson punen e tij dhe angazhim e tij te gjate per lirine dhe pamvaresine e Kosoves, por thekson se ka jeten e tij politike dhe konceptin e tij, tue thane se “une jam Hashim Thaci, jam vetvetja”.

Per ma shume kqyreni emisionin e plote te Rrokum Roll ne Facebook ne linkun poshte: