Marrëveshjet Shqipëri – Kosovë, Rama: Po shkojmë drejt shkrirjes së kufirit në të gjitha drejtimet

E publikuar: 30/08/2016 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference te perbashket shtypi, me homologun e tij italian Matteo Renzi, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tiranes./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a press conference with Italian counterpart Matteo Renzi, who is on an official visit in Tirana.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien me Kosovën dhe marrëveshjet e arritura kryeministri Rama u shpreh se marrëveshjet e arritura flasin vetë dhe se po shkohet drejt një shkrirje në kufijtë Shqipëri – Kosovë në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

“Kjo pyetje as nuk shtrohet pasi ne po bëjmë një përpjekje për shkëmbime tregtare. Ne po bëjmë një përpjekje dhe shifrat e shkëmbimeve tregtare flasin vetë.

Do të vazhdojmë drejt shkrirjes së kufirit në të gjitha nivelet duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, tha Rama.

Rama gjithashtu tha se ka bashkëpunim me Kosovën edhe në fushën e kulturës, por asnjëherë nuk është mjaft dhe aq saç duhet.