Kryesore

Ukë Rugova deklarohet i pafajshëm

30.08.2016 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ukë Rugova deklarohet i pafajshëm

(I plotesuar) –  Në shqyrtimin gjyqësorë i cili është duke u mbajtur ndaj Ukë Rugovës, prokurori i rastit, Andre Hughes, ka bërë leximin e pikave të aktakuzës ndaj Ukë Rugovës, Astrit Haraqisë, Izet Beqirit dhe të tjerëve të përfshirë në këtë rast.

Gjatë këtij shqyrtimi i akuzuari Ukë Rugova, është deklaruar para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës plotësisht i pafajshëm nga të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të.

Sipas aktakuzës, Ukë Rugova së bashku me Izet Beqirin kanë udhëhequr apo drejtuar një grup të organizuar kriminal duke shkaktuar vepra penale që ndërlidhen me mashtrim, ushtrim të ndikimit dhe kontrabandim me emigrantë në shit-blerjen e vizave Shengën në ambasadën Italiane, transmeton zëri.info.

…

Djali i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Uka, ka dalur sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjyqtari i rastit nga radhët e EULEX-it, Victor Pardal, ka paralajmëruar se gjatë kësaj seance do të bëhet veçimimi rastit, ku pritet që ku rast të ndahet në dy pjesë. Kjo seancë është edhe seanca fillestare e këtij shqyrtimi gjyqësor.

Ukë Rugova është duke u akuzuar nga Prokuroria Speciale për veprat penale që ndërlidhën me krim të organizuar si shit-blerje vizash në ambasadën italiane në Prishtinë.

Së bashku me Ukë Rugovën i akuzuar për këtë rast është edhe ish-ministri i kulturës Astrit Haraqija si dhe 19 persona të tjerë. Astrit Haraqija, akuzohet për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrim, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare si dhe Valon Selimit, Beg Shaqirit, Hasan Shaqirit, Azem Koskovikut, Alban Agushit, Haxhi Islamit, Ragip Gashit dhe Fadil Ahmeti në lidhje me veprat penale krim të organizuar, që lidhet me mashtrim, ushtrim të ndikimit dhe kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000mijë euro siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë.

Ukë Rugova, ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar, shitblerje-vizash, mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. /Zëri

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje